Julian Nagelsmann zgjidhet trajneri i ri Bayern Munchen pas largimit të Hansi Flick. Është vetë klubi bavarez që zyrtarizoi marrëveshjen me 33-vjeçarin që aktualisht po drejton Leipzig.

Nagelsmann do të marrë detyrën më 1 Korrik 2021, kur zyrtarisht fillon sezoni i ri për Bayern. Kontrata e tij me kampionët rekordmenë gjermanë do të zgjasë për pesë vjet, deri më 30 Qershor 2026.

Më parë, Bayern ra dakord për kërkesën e Hansi Flick për të ndërprerë kontratën më 30 Qershor 2021, edhe pse ajo përfundon pas dy vitesh.

Julian Nagelsmann përfaqëson një brez të ri të trajnerëve. Pavarësisht moshës, ai tashmë ka një karrierë mbresëlënëse. Klubi i Bayern është i bindur se do të vazhdojë sukseset e mëdha të viteve të fundit me trajnerin e ri. Klubi i Bayern nuk jep detaje në lidhje me anën ekonomike dhe nuk dihet ende nëse ka paguar klauzolën prej 30 milionë Eurosh që kërkonte

Megjithëse vetëm 33 vjeç, Nagelsmann drejton në Bundesliga prej pesë vitesh. Fillimisht mori drejtimin e Hoffenheim. Në moshën vetëm 28-vjeçare ishte trajneri më i ri në historinë e Bundesligës dhe e drejtoi ekipin nga një pozicion në zonën e rënies drejt vendit në Ligën e Kampionëve.

Pas Hoffenheim, me pothuajse tre sezone të plota, Nagelsmann u transferua në stolin e Leipzig që e coi deri në gjysmëfinalen e Champions në sezonin e kaluar, në aktualin kaloi fazën e grupeve, ndërkohë ka garantuar praktikisht vendin e dytë në Bundesligë.

Kështu, Flick i hapet rruga për të zëvendësuar Joachim Low te Kombëtarja Gjermane pas përfundimit të Europianit.

Tv Klan