Mesfushori kroat synon triumfin në Champions League

Ivan Perisic është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munchen. Mesfushori kroat u largua nga Inter pas 4 vitesh, duke u kthyer në Bundesligë ku më parë është aktivizuar me Borussia Dortmund dhe Wolfsburg. P

erisic do të huazohet për këtë sezon, ndërsa Bayern mund ta blejë më pas nga Inter. Synimi i 30-vjeçarit është i qartë, suksesi në Champions.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani. Bayern është një nga klubet më të mëdhenj në Europë. Dua të provoj që të fitoj jo vetëm kampionatin dhe Kupën, por edhe Champions League”.

Pritet që Perisic të nisë stërvitjen me ekipin e ri të mërkurën. Gjatë përvojës së parë në Gjermani, Ivan Perisic mori të gjithë trofetë kombëtarë, Bundesligë, Kupën dhe Superkupën.

Tv Klan