Edhe pse në Shqipëri, 99% e bizneseve janë ndërmarrje të vogla e të mesme, pjesa më e madhe e tyre e kanë të pamundur që të marrin kredi. Një vrojtim i bërë nga Banka Botërore zbulon se Shqipëria është një nga vendet me përqindjen më të ulët në rajon sa i përket aksesit të biznesit të vogël për të marrë kredi. 66% e sipërmarrësve që kanë kërkuar hua në bankë janë refuzuar dhe vetëm 20% e bizneseve të mesme e të vogla kanë një kredi formale.

“Vetëm 17 përqind e bizneseve të vogla shqiptare besojnë se nuk ka pengesa për marrjen e një kredie, një numër dukshëm më i ulët se në ekonomitë e tjera të ngjashme”,

thotë raporti.

Raporti hedh një pjesë të përgjegjësisë edhe në politikat e ndjekura nga qeveria, të cilat duhet të ishin të një linje e jo si rasti i aksionit anti-informalitet, e më pas falje taksash

. “

Qeveria duhet të vazhdojë të zbatojë masa të balancuara me kujdes, që sigurojnë kontrollet dhe stimujt e duhur duke minimizuar rrezikun moral të krijuar nga falja e taksapaguesve”.

Në Sondazhin e Ndërmarrjeve të Bankës Botërore rezulton se biznesi i vogël është i detyruar të lerë një kolateral deri në 3 herë më të lartë se shuma që merr kredi.

Por edhe pse shteti e BERZH kanë akorduar një shumë prej 300 milionë euro për të garantuar kreditë në sektorin bujqësor, kjo degë e ekonomisë vijon të mbetet me financimin më të ulët

. “Shumica e ndërmarrjeve bujqësore që kanë aplikuar për një kredi në vitin 2017 i është refuzuar

”, përfundon raporti.

Tv Klan