BB dhe FMN, vlerësime për politikën monetare

Posta

BB dhe FMN, vlerësime për politikën monetare

15:47 21/10/2019

Veçohet përmirësimi i ambientit kreditues

Përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së japin vlerësime pozitive për politikën monetare stimuluese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Sipas tyre kjo ka ndihmuar në qëndrueshmërinë e monedhës vendase, si dhe ka influencuar që rritja ekonomike të ecë në një trajektore pozitive.

Në Mbledhjet Vjetore, të cilat u zhvilluan në Uashington u nënvizua se politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e ambientit të kreditimit, kuadrit mbikëqyrës e rregullator dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare.

Në këto takime guvernatori Gent Sejko theksoi se zhvillimi i vendit mbetet në një trend pozitiv dhe se aktiviteti ekonomik ka bërë progres drejt rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë.

Duke u ndalur tek fokusi në forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit, Sejko tha se Banka e Shqipërisë vijon e angazhuar në mbështetjen e duhur të stimulit monetar, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe vijimin e reformave strukturore me standardet e BE, të cilat përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së u shprehën se do të ndikonin në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e klimës së biznesit të vendit.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT