Rënia e inflacionit afër zeros në Shkurt të këtij viti, shihet me shqetësim nga Banka Botërore, e cila për herë të parë paralajmëron rrezikun e një situatë deflacioniste; një tregues i pakësimit të parave në qarkullim në krahasim me të mirat materiale dhe shërbimet e ofruara.

Gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik për Europën Juglindore, Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, TahsenSayed ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi që për partneritet publik privat duhet të analizohen rrisqet.

Banka Botërore ka ulur vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri për vitet 2015 – 2016 dhe sheh me shqetësim papunësinë, kreditimin e ulët, nivelin e lartë të kredive me probleme dhe borxhin e lartë publik.

Paga reale, sipas saj, në harkun e 5 viteve 2010 – 2014 kanë rënë, krahasuar me 5 – vjeçarin e mëparshëm.

Përfaqësueit e Bankës komentuan edhe skandalin e “Panama Papers”, ku janë të përfshira edhe dy kompani shqiptare, duke kërkuar që qeveria të trajtojë dhe vlerësojë çështjet ligjore.

Tv Klan