BB: Informaliteti në Shqipëri 50%

BB: Informaliteti në Shqipëri 50%

15:35 17/06/2019 “Ekonomia informale në Shqipëri vijon të mbetet në nivele shqetësuese. Në një studim të Bankës Botërore rezulton se rreth 50% e ekonomisë sonë është informale, duke përbërë një sfidë të vërtetë për administratën tatimore, por dhe bizneset e ndershme, të cilave iu duhet të konkurrojnë në një mjedis me rregulla të padrejta.”

Në raportin “Financierët si katalizatorë për rritjen në Ballkanin Perëndimor”, Banka Botërore thotë se 40% e firmave që operojnë në Shqipëri u duhet të konkurrojnë me bizneset jo formale, duke krijuar kosto për ta.

“Sipas të dhënave të fundit të vrojtimit të klimës së biznesit, konkurrenca me sektorin informal ishte problemi i dytë më i madh në Shqipëri. Më shumë se 40% e kompanive pranonin se konkurronin në një sektor informal. Bizneset e vogla e të mesme e kishin më të vështirë konkurrencën me firmat e paregjistruara se me ndërmarrjet e mëdha.”

Banka Botërore shprehet se pikërisht ky lloj mjedisi në ekonomi ka bërë të vështirë financimin nga bankat, ku deri përpara një viti ndërmarrjet dorëzonin dy bilance, ndërsa qeveria u desh të vendosë rregulla në këtë fushë. Edhe njohuritë financiare nënvizon raporti, nga vetë pronarët e ndërmarrjeve janë të ulëta.

“Shpesh pronari apo një anëtar i familjes së tij mban të dhënat financiare të kompanisë. Kur Ai mund ta përballojë, atëherë punëson dikë nga jashtë për të mbajtur librat e shitjes, por në shumicën e rasteve personi i punësuar nuk është i specializuar në këtë fushë.”

“Në anketimin e zhvilluar nga Banka Botërore raportohen mungesa të theksuara në kulturën financiare të ndërmarrjeve, të cilat jo vetëm rritin informalitetin, por bëhen pengesë për zhvillimin e sipërmarrjeve.”

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI