BB jep 1.2 mld dollarë borxh për Shqipërinë deri në vitin 2019



BB jep 1.2 mld dollarë borxh për Shqipërinë deri në vitin 2019

15:21 22/05/2015 World-Bank

Banka Botërore ka miratuar dhënien e kredisë për Shqipërinë deri në 1.2 miliardë dollarë për periudhën 2015-2019. Këto para do investohen në tre fusha kryesore; në qëndrueshmërinë fiskale të mbledhjes së taksave dhe në stabilitetin financiar, në nxitjen e sektorit privat, me qëllim hapjen e vendeve të punës dhe në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një koncerencë për shtyp tha se ky borxh është me interesa të ulëta, tregon besimin e Bankës Botërore dhe do të ndihmojë reformat e nisura nga qeveria.

Korporata Financiare Ndërkombëtare pjesë e Grupit të Bankës Botërore, sqaron se përmes këtij borxhi do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri, si infrastruktura dhe energjia do të ndihmojë forcimin e sektorit bankar, për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe industritë e orientuara nga eksporti.

Gjithashtu, borxhi do të ndihmojë përmirësimin e klimës së biznesit për të tërhequr investimet e huaja direkte. Aktualisht, Banka Botërore mbështet tetë projekte në Shqipëri në shumën prej 512 milionë dollarë.

Tv Klan


Të ngjashme