banka boterore

Banka Botërore ngre alarmin se zhvillimi i dobët i ekonomisë pas vitit 2008 ka rritur varfërinë. Në një raport mbi diagnozën sistematike të vendit  të publikuar nga drejtues të Bankës Botërore, ku ishin te pranishëm edhe përfaqësuesve të qeverisë, thuhet se rritja ekonomike e Shqipërisë ra mesatarisht me nën 3 përqind në vit në terma realë në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2012, duke u zhytur në mesataren e vetëm 1.7 përqind në vit në vitin 2013 dhe 2014.

Ndikimi i krizës, thotë Banka Botërore çoi në tkurrjen e kërkesës për pune dhe në periudhën 2008–2012, niveli i varfërisë u rrit.

Në këtë situatë Banka Botërore i bën thirrje qeverisë që të orjentohet ne një model të ri ekonomik, që duhet të jetë i udhëhequr nga investimet.

Me shqetësim në raportin e Bankës Botërore shihet edhe rritja e borxhit publik nga 55 përqind të PBB-së në vitin 2008, në 70 përqind në vitin 2014 dhe rënia e kreditimit.

Tv Klan