Qytetarët shqiptarë nxjerrin më shumë para nga xhepat e tyre për shëndetësinë, se të gjithë qytetarët e vendeve të Rajonit dhe Evropës.

Ky konstatim vjen nga një raport i publikuar nga Banka Botërore për vitin 2014.

Shqiptarët rezulton se kanë paguar para në dore nga të ardhurat e tyre, rreth 49.9 për qind të kostove totale për kujdesin shëndetësor.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe Evropës këto pagesa janë disa herë me të ulëta.

Më këtë përqindje pagese , Shqipëria është e krahasueshme me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë.

Sipas Bankës Botërore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku bën pjesë edhe vendi ynë, shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë të larta dhe ky fakt mund të jenë një rrezik i madh financiar për të varfrit./ TV KLAN