Papunësia në Shqipëri vijon të mbetet një problem shqetësues edhe pse shifrat që bën publike qeveria, lënë hapësira për optimizëm. Por në raportin e  fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore prezantuar nga zyra e Bankës Botërore edhe pse shifrat për 6 mujorin e parë të këtij viti flasin për rritje të punësimit, numri i të papunëve kryesisht atyre afatgjatë është i lartë.

Po ashtu shqetësuese për Bankën Botërore është edhe ulja e numrit të investimeve të huaja direkte.

Lidhur me investimet e huaja, përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahseen Sayed komentoi edhe largimin e OMNIX Albania pas dhunës së ushtruar ndaj biznesmenit libanezo-amerikan Faadi Mitri. Sipas saj Shqipëria duhet të bëjë ende shumë punë për t’u bërë një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Mbi premtimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, përfaqësuesit e institucionit më të madh banker, thonë se ai mund të jetë i realizueshëm vetëm nëse do të sigurohen të ardhura më të mira.

Tv Klan