Në prag të ndarjes së cmimeve ‘The BRIT Awards 2018’, BBC do të publikojë një  dokumentar për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ajo është vajza me më shumë ndikim në botë sidomos tek gratë. Dua Lipa thotë për BBC se gratë duhet të pushtojnë skenat, ato do të shkëlqejnë dhe fuqia e tyre do të rritet.

Dua është artistja me më shumë nominime në  historinë e çmimeve britanike të muzikës, me 5 të tilla. Me këngën e saj Neë Ruls ajo ka dominuar tregun dhe ka thyer rekorde e për këtë shprehet se nuk e ka pritur suksesin. 22-vjeçarja vetëm ka shpresuar që njerzit ta pëlqejnë dhe ta duan këngën. 

Tani për të është një botë ndryshe. Në fillim thjesht shijonte videot që bënte, por me këtë klip kishte një histori që donte ta portretizonte. Kosovarja thotë se ndjen që muzika ka aq shumë fuqi sa të ndryshojë botën.

Klan Plus