BBC News ka këshilluar stafin që të fshijë TikTok nga celularët e kompanisë për shkak të frikës së privatësisë dhe sigurisë.

BBC është media e parë në Mbretërinë e Bashkuar që nxjerr një udhëzim të tillë dhe vetëm e dyta në botë pas medias shtetërore të Danimarkës. Në njoftimin zyrtar, BBC tha se do të vazhdojë të përdorë platformën për qëllime editoriale dhe marketingu për momentin.

Po ashtu, aplikacioni është ndaluar të përdoret në celularët e punonjësve të administratës.

Po ashtu, vendet që kanë vendosur ndalime për TikTok përfshijnë SHBA-në, Zelandën e Re, Belgjikën dhe e njëjta gjë vlen për këdo që punon në Komisionin Evropian. Megjithatë, aplikacioni është ende i lejuar të përdoret në pajisjet personale.

Këto masa janë marrë pasi ekziston frika se të dhënat e marra nga platforma sociale nga telefonat e kompanive, mund të ndahen me qeverinë kineze nga kompania mëmë e TikTok, ByteDance, e cila e ka selinë e saj në Pekin. Nga ana tjetër, TikTok thotë se ndalimet bazohen në “keqkuptime themelore”.

Punonjësit e ByteDance u zbuluan pasi kishin gjurmuar vendndodhjet e disa gazetarëve perëndimorë në vitin 2022. Pas ndodhisë, kompania deklaroi se ata u pushuan nga puna./tvklan.al