Media britanike BBC i ka kushtuar vëmendje të veçantë protestave që janë përhapur në disa vende.
BBC shkruan edhe për protestat në Shqipëri, duke vënë në dukje se “studentët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe mundësi punësimi”.
“Protestuesit dhe policia janë përplasur në qytetet kryesore të vendit, në skena që nuk janë parë prej dekadash”, shkruan media britanike.
Vëmendje marrin edhe protestat në Francë që kanë hyrë në javën e katërt, ndërsa nxënësit kërkojnë kushte më të mira në shkolla.
BBC ndalet edhe të protestat në Spanjë që nisën si pasojë e krizës së strehimit dhe në Indi, ku të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e shefit të komisionit zgjedhor, mes akuzave për manipulim të listave zgjedhore.
Njerëzit protestojnë për arsye të ndryshme shkruan BBC, siç janë kushtet në shkolla, punësimi, mungesa e banesave dhe politikat qeveritare.
/tvklan.al












Botërori 2026 