BBC ka listuar femrat më  të fuqishme në sferën e muzikës në mesin e të cilave është edhe shqiptarja Dua Lipa. Nuk është hera e parë që Dua Lipa është vlerësuar si femra më e ndjekur në aplikacionet muzikore.

Pak kohë më parë, The Guardian e cilësoi  muzikën e saj si inspirim për gratë në të gjithë botën. Bukuroshja shqiptare është artistja me më shumë nominime në historinë e çmimeve britanike të muzikës, me 5 të tilla. Me këngën e saj New Rules, por edhe Electricity, ajo ka dominuar tregun ndërkombëtar duke thyer rekorde.

Ndërkaq, Dua Lipa për këtë vlerësim të BBC-së shkruan: 

“Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC, në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mrekullueshme të jem pjesë e kësaj”. 

Në 2017m ajo la pas emra të famshëm të muzikës dhe kryesoi listën e Spotify si këngëtarja më e dëgjuar jo vetëm në Britaninë e Madhe, po në të gjithë botën. Brenda nje kohë të shkurtër, ajo ka arritur të jetë një nga emrat më të diskutuar në mbarë botën.

Klan Plus