“Do përdoret për subvencionimin e çmimit të energjisë”

Bashkimi Evropian i ka akorduar Shqipërisë një grant prej 72 milionë eurosh, si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike.

Fondi që Shqipëria nuk duhet ta kthejë pas është pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë vitin e kaluar që u nënshkrua me qeverinë në muajin mars, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit IPA 2023. 

Paketa 72 milionë euro mbështet qeverinë shqiptare në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve nga ndikimi i krizës energjetike. Masat e qeverisë përfshijnë; subvencionimin e çmimeve të energjisë për familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Gjithashtu në këtë masë përfshihet dhënia e ndihmës financiare për 11.200 persona në nevojë. Paketa mbështet edhe përpjekjet e qeverisë për të diversifikuar burimet e energjisë përmes investimeve të reja në prodhimin e energjisë nga era dhe dielli.

Në 2024-ën do të transferohen edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga qeveria.

Tv Klan