BE: Aksioni në veri, i pakoordinuar - Tv Klan

BE: Aksioni në veri, i pakoordinuar


BE: Aksioni në veri, i pakoordinuar

15:50 14/10/2021

Stano: Misioni i EULEX është pikërisht për të ndihmuar

Bashkimi Europian ka reaguar sërish për aksionin antikontrabandë të zhvilluar një ditë më parë nga institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Peter Stano konfirmoi se institucionet e Bashkimit Europian që përfaqësohen në Kosovë nuk kanë pasur njoftim paraprak për aksionin e 13 Tetorit nga autoritetet policore vendore.

“Misioni i EULEX-it është në Kosovë pikërisht për të ndihmuar në forcimin e rendit dhe ligjit dhe për të krijuar ambient të sigurt”, tha Peter Stano për mediat në Kosovë.

Një ditë më parë edhe shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i quajti “të papranueshme veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri”.

Tv Klan








Të ngjashme