Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i cilëson të rreme pretendimet se ambasadori Silvio Gonzato ka ndërhyrë për të hequr emra apo artikuj në raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 Majit.
“Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë. Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”, thuhet në deklaratën për median selisë së BE-së.
Më tej theksohet se BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë dhe se dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike.
Tv Klan