Masakra izraelite me sulme raketore ndaj 45 civilëve që strehoheshin në tenda në Rafah është dënuar nga Bashkimi Europian. Shefi i politikës së jashtme, Xhozef Borrell tha se bombardimi i civilëve është i papranueshëm. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për pretendime të pasakta antisemitike kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare për qëllimet e tij politike.

“Unë e dënoj fort aktin dhe se kjo ngjarje dëshmon se nuk ka vend të sigurtë në Gaza dhe këto sulme ndodhin menjëherë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Netanjahun të ndalojë të gjitha aktivitetet ushtarake në Gaza.”

Bashkimi Evropian ra dakord në parim për të ringjallur një mision civil të BE-së në Rafah dhe hapjen e kufirit me Egjiptin.

Nga ana tjeter, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu para parlamentit tha se sulmi mbi civilët të dielën ishte tragjik dhe do të hetohet.

“Në Rafah ne kemi evakuuar rreth një milion banorë dhe pavarësisht përpjekjeve tona maksimale për të mos dëmtuar joluftëtarët, fatkeqësisht diçka shkoi në mënyrë tragjike. Ne po hetojmë incidentin dhe do të arrijmë në përfundime sepse kjo është politika jonë. Për ne, çdo civil që lëndohet është një tragjedi. Për Hamasin, kjo është një strategji. Ky është i gjithë ndryshimi.”

Netanyahu përsëriti gjithashtu angazhimin e tij për të rikthyer të gjithë pengjet izraelitë të marrë nga Hamasi në sulmin e 7 Tetorit, por fjalimi i tij u ndërpre nga akuzat e familjarëve të pengjeve që ndodheshin në sallë.

Ndërkohë një zyrtar i Hamasit deklaroi se Koha e kryerjes së këtyre masakrave gjatë ditëve të fundit konsiderohet si një kundërshtim nga qeveria izraelite e ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëroi ndërprerjen e operacionit ushtarak në qyteti i Rafahut, i cili vendos botën dhe komunitetin ndërkombëtar përpara një përgjegjësie të rëndë historike për t’i dhënë fund kësaj arrogance dhe për të ndaluar agresionin.

Klan News