BE dhe Britania do të vazhdojnë bisedimet për Brexit

BE dhe Britania do të vazhdojnë bisedimet për Brexit

08:22 21/09/2019

Bashkimi Europian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së kanë rënë dakord për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian.

Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë.

Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të ketë zgjidhje ligjore dhe operacionale” në marrëveshjen për Brexit, ku do të përfshihen kushtet e divorcit.

Ky Komision po ashtu ka thënë se BE-ja vazhdon të ketë gatishmëri dhe të jetë e hapur për të diskutuar propozimet që përputhen me të gjitha objektivat e ndalesës në kufirin irlandez.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundrejt 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /REL

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori