USA and EUUdhëheqësit  e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian paralajmërojnë se do të thellojnë sanksionet ndaj Rusisë, nëse Moska vijon të kërcënojë sovranitetin e Ukrainës. Këtë e bëri të qartë presidenti amerikan Barak Obama në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me dy krerët e Bashkimit Europian Hoze Manuel Barroso dhe Herman van Rompui.

BARACK OBAMA, PRESIDENT I SHBA: Ka ende një rrugë që Rusia të bashkëpunojë me Ukrainën dhe komunitetitn ndërkombëtar për të çtensionuar situatën. Diplomacia! Nëse Rusia vazhdon me linjën aktuale, izolimi do të thellohet. Sanksionet do të rriten dhe do të ketë pasoja të rënda për ekonominë ruse.

Presidenti i Këshillit Europian Herman van Rompui e konsideroi si tragjedinë më të madhetë shekullit të 21, aneksimin e Krimesë nga Rusia. Për Rompuin, shpresat për zgjidhje paqësore të problemit egzistojnë ende.

HERMAN VAN ROMPUY, PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN: Anekskimi i Krimesë është ilegal. Është tragjedia më e madhe e shekullit të 21 dhe nuk do të njihet. Prioriteti kryesor është çtensionimi i situatës. Mbështetja e Rusisë për misionin e OSBE-së është një hap pozitiv. Tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe takimi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Por nëse ka tensione të mëtejshme, ne europianët jemi gati të përshkallëzojmë sanksionet.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso e vuri theksin tek varësia europiane ndaj Rusisë në fushën e energjisë. Barroso shprehu nevojën për diversifikimin e burimeve europiane të energjisë.

JOSE MANUEL BARROSO, PRESIDENT I KOMISIONIT EUROPIAN: Diskutuam edhe për çësthjen e energjisë, që ka lidhje me këtë çështjesi dhe sigurinë. Ekipet e europiane dhe amerikane do të mblidhen javën e ardhëshme për të diskutuar këtë çështje.

Të tre liderët u shprehën të angazhuar për të ndihmuar financiarisht qeverinë e re të Ukrainës, me qëllim stabilizimin e ekonomisë së vendit. Bisedimet u përqëndruan gjithashtu në marrëdhëniet biletarale, veçanërisht në fushën e tregtisë, por dhe në çështjet e terrorizmit e sigurisë pas skandalit me përgjimet. Autoritetet belge morën masa ekstreme sigurie për vizitën e presidentit Obama. Ata angazhuar rreth 800 forca policie shtesë, ndërsa kostoja e këtyre masave llogaritet në 10 milionë euro për më pak se 24 orët e qëndrimit të Obamës në Bruksel.