Ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Soreca ka një lidhje të vjetër me Shqipërinë. Në vitet 2009-2010 ai ka qenë një nga zyrtarët që dhanë kontribut në liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Kam qenë i ngarkuar me hartimin e një dokumenti të cilin ne e quanim udhërrëfyesi, ose lista e detyrave që duhej të përmbushte shteti shqiptar. Ne nisëm punën në vitin 2007 dhe e përmbyllëm në vitin 2010

”, tha ai.

Ambasadori tha se turizmi i qëndrueshëm mund të ndihmojë vendin ta përmirësojë ndjeshëm reputacionin e Shqipërisë jashtë dhe theksoi se BE do të akordojë 40 milionë euro vitin tjetër për projekte në këtë fushë.

Luigi Soreca: Shqipëria ka nevojë për turizëm të qëndrueshëm. Kjo është mënyra më e mirë për të ndryshuar reputacionin.

Blendi Fevziu: Çfarë është turizmi i qëndrueshëm?

Luigi Soreca:

Turizmi i qëndrueshëm është turizmi që është afër bukurive natyrore të Shqipërisë. Shqipëria duhet të punojë me trashëgiminë kulturore të mijëra luginave të saj dhe qyteteve të bukura. Vitin tjetër ne do të vëmë në dispozicion 40 milionë Euro me qëllim që të financojmë një seri projektesh që do të identifikojmë me qeverinë me qëllim që të bëjmë të mundur zhvillimin e zonave të ndryshme të vendit, që ato të kthehen në atraksione turistike duke respektuar turizmin natyror dhe të qëndrueshëm

. /tvklan.al