BE dëshiron të shmangë përsëritjen e një fluksi kaotik emigrantesh si ajo e vitit 2005

Evropa nuk dëshiron të përsërisë krizën e emigrantëve të vitit 2015  prandaj ajo është e vendosur për të parandaluar një vërshim të   pakontrolluar të të larguarve nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Qeveritë e BE-së dëshirojnë të shmangin përsëritjen e një fluksi kaotik 6 vite më parë që e gjeti bllokun tërësisht të papërgatitur dhe krijoi përçarje mes shteteve anëtare të unionit. Mësohet se drafti nuk përmban detaje specifike të masave të reja.

Ministrat pritet të mblidhen në një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar  për pasojat nga kriza në Afganistan. Shtetet anëtare javën e kaluar premtuan më shumë ndihma për Afganistanin dhe vendet përreth.

Megjithëse Turqia ndihmoi në frenimin e krizës së vitit 2015 me fondet e Bashkimit Europian-së duke marrë miliona sirianë që po iknin, Ankaraja duket gjithnjë e më pak e gatshme për të pritur afganët. Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij nuk do të bëhet “depo e refugjatëve në Evropë”.

Klan News