Dozë e tretë për shtetasit e BE nga mesi i vitit 2022

Brukseli ju propozoi zyrtarisht shteteve anëtare të BE-së pranimin e lëvizjes së shtetasve të huaj që kanë të injektuar në trupin e tyre dy dozat e vaksinave të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri me tani në shumicën e shteteve anëtare njihen certifikatat e vaksinimit të lëshuara me vaksinat e miratuara nga EMA ndërsa propozimi i ri u hap rrugën që të udhëtojnë drejt BE-së edhe njerëzit e vaksinuar me kineze dhe ato indiane.

BE-ja ka autorizuar deri më tani vaksinat e prodhuara nga Pfizer-BionTech, Moderna, AstraZeneca  dhe Johnson & Johnson.

Përveç këtyre vaksinave, OBSH ka miratuar edhe vaksinat e prodhuara nga prodhuesit kinezë Sinopharm dhe Sinovac dhe nga kompania indiane Bharat Biotech. BE ka autorizuar gjithashtu lejimin e udhëtimit për ata që kanë kryer vaksinimin e plotë me dozat e AstraZeneca e prodhuar në Indi.

Megjithatë, propozimi për të lehtësuar kufizimet për këto kategori udhëtarësh vjen me masa mbrojtëse të forta. Komisioni Evropian ka vënë në dukje se udhëtarët që janë imunizuar me një vaksinë të miratuar nga OBSH, e cila nuk është njohur nga EMA, duhet të tregojnë sistematikisht prova të një testi PCR negativ të marrë përpara nisjes. Vaksinat që janë pjesë e Listës së Përdorimit Emergjent të OBSH-së, por nuk janë pranuar nga EMA janë Covishield, Sinopharm, Sinovac dhe Covaxin.

Është e paqartë nëse qeveritë e BE-së do ta marrin parasysh këtë rekomandim ndërsa aktualisht vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm njihen për qëllime udhëtimi nga  Austria, Qipro, Finlanda, Greqia, Islanda, Holanda, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Komisioni i BE-së ka paraqitur edhe planet për t’i bërë pasaportat e vaksinimit të vlefshme vetëm për 9 muaj.

Duke pasur parasysh se shumica e banorëve të BE-së që u vaksinuan morën dozat e tyre përfundimtare në tremujorin e dytë dhe të tretë të 2021, mbulimi i tyre do të skadonte kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm ndaj atyre do tu duhet edhe një doze e tretë përforcuese.

Klan Neës