Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sapo ka paraqitur detajet e një pakete tjetër sanksionesh kundër Rusisë që vendet e BE-së pritet të bien dakord në ditët në vijim.

Von der Leyen tha se blloku po i jepte fund varësisë nga nafta ruse, duke ndaluar blerjen e saj deri në fund të vitit.

Ajo pranoi se nuk do të ishte e lehtë, pasi disa vende ishin të varura nga importe të tilla. Hungaria ka kundërshtuar një embargo ndaj karburanteve ruse.

Megjithatë, siç shkruan BBC, sa i takon gazit mes 27 anëtarëve të BE-së nuk ka konsensus për ndalimin e tij.

Gjermania është e varur nga blerjet nga Moska. Siç tregon grafiku më poshtë, është blerësi më i madh në botë i gazit rus. Sidoqoftë, vlen të përmendet se të dhënat janë të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë Berlini e ka reduktuar varësinë./tvklan.al