Komisioni Evropian është në fazën e fundit të bisedimeve me BioNTech-Pfizer mbi furnizimin fillestar me 200 milion doza të vaksinës së tyre kundër COVID-19, dhe me një mundësi për të blerë edhe 100 milion të tjera.

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn është shprehur se ai pret që Komisioni Evropian të nënshkruajë një marrëveshje blerje me BioNTech dhe partnerin e saj Pfizer për vaksinën e mundshme kundër COVID-19, në ditët në vijim.

“Ne supozojmë se do të nënshkruajmë një marrëveshje përfundimtare në ditët në vijim,”  tha Spahn një një konference shtypi në Berlin.

Spahn po ashtu është shprehur se lajmet në lidhje me vaksinën “janë një dritë në fund të tunelit”.

Ndërkohë që, kompanitë krijuese të saj kanë thënë dje se vaksina është më shumë se 90% efektive kundër Covid-19, një fitore e madhe kjo në luftën kundër një virusi që deri tani ka vrarë mbi një milion njerëz dhe ka shkatërruar ekonominë e botës./tvklan.al