Joseph Borrell zhvillon biseda telefonike me Kurtin dhe Vuçiç

Bashkimi Europian i ka bërë edhe njëherë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përdorin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes dhe targat e automjeteve.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar për Klan Kosovën se BE është e gatshme të presë në Bruksel liderët e të dyja vendeve në një takim urgjent lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve.

Ai tha se përfaqësuesi i lartë, Joseph Borrell ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme biseda telefonike me Kryeministrin Albin Kurtin dhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ku është diskutuar për uljen e tensioneve mes dy shteteve.

Tv Klan