Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar sot zyrtarisht një listë me 15 shtete të cilat do të lejohen të hyjnë në BE.

Sipas unionit europian, këto vende konsiderohen të sigurta sa i përket situatës epidemiologjike të pandemisë së koronavirusit.

Sikurse u publikua në listën paraprake të ditës së shtunë, Shqipëria është lënë sërish jashtë. Nga Ballkani, shtetet të cilave u është lejuar hyrja për në vendet e Bashkimit Europian janë Mali i Zi dhe Serbia.

Ndërsa qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, por edhe maqedonasit, nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE.

Hapja e kufijve të vendeve të Bashkimit Europian do të fillojë nga data 1 Korrik. Në BE do të lejohen të kalojnë qytetarët nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Megjithatë, pavarësisht vendimit të sotëm, lista e BE do të rishikohet çdo dy javë në varësi të situatës pandemike për çdo shtet. /tvklan.al