Gjermania, rregulla të reja për hyrjet në territorin e saj

Rritja e rasteve të prekura me Covid-19 i ka detyruar Bashkimin Europian që të rikthejnë kufizimet e lëvizjeve në vendet e unionit. Këshilli i BE ka vendosur të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta të udhëtimit bashkë me Serbinë, Armeninë, Azerbajxhanin, dhe Japoninë. Ky vendim do të jetë në fuqi për të paktën 2 javë kur lista do të rishikohet. E para ishte Gjermania e cila lajmëroi se duke nisur nga e diela ka riaktivizuar kufizimet edhe për personat rezidentë në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ambasada Gjermane në Tiranë bëhet me dije se udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse udhëtarët janë të pajisur me një certifikatë të plotë vaksinimi.

Në këtë mënyrë Gjermania, bëhet i pari vend në union, që e bën vaksinimin të detyrueshëm për këdo shtetas europian ose jo që kërkon të shkelë në territorin e saj.

Nga autoritetet gjermane kjo masë shtrënguese shihet si e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e variantit Delta, përgjegjës për një vale të re korona virusit që ka nisur nga muaji gusht.

Por masa shtrënguese ndaj shtetasve shqiptarë kanë vendosur dhe vendet e tjera të unionit, por ndryshe nga Gjermania, i vlefshëm është edhe tampon molekular 48 ose 72 orë përpara udhëtimit.

Tv Klan