Ul me 145 mln Euro financimet

Bashkimi Europian godet me sanksione financiare Turqinë, në kundërpërgjigje të shpimeve për gaz dhe naftë, të kryera në brigjet e Qipros. Këshillimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi të ulë me 145 milionë Euro ndihmat e para-anëtarësimit për Ankaranë, duke filluar nga viti 2020. Brukseli urdhëroi gjithashtu pezullimin e një projekti të rëndësishëm në aviacion, si edhe bllokoi takimet e larta dypalëshe mes vendeve.

Ministrat e Jashtëm të Bllokut ftuan gjithashtu Bankën Qendrore Europiane të rishikojë aktivitetin e kreditimit, për të frenuar investimet. Vetëm vitin e kaluar ky aktivitet i kreditimit nga BE në Turqi, arriti në mbi 358 milionë Euro.

Nëse ju ndërmerni vendime të tilla kundër Turqisë, ne do të rrisim aktivitetet në Mesdheun Lindor. Vendimi i BE-së nuk duhet të meret seriozisht, pasi nuk mund ta cënojë ekomonominë turke”, tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Bashkimi Europian i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqet nga shpimet në ujërat e Qipros. Por Turqia pretendon se aktiviteti për nxjerrjen gazit është i ligjshëm, pasi po kryhet në ujërat e Republikës Turke të Qipros së Veriut, një republikë e vetëdeklaruar, e njohur vetëm nga Turqia.

Në të njejtën linjë me BE dhe Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj Ankarasë, pas blerjes nga qeveria e presidentit Erdogan të sistemeve raketore ruse S-400.

Tv Klan