BE i “tërheq veshin” Vuçiçit dhe Kurtit





BE i “tërheq veshin” Vuçiçit dhe Kurtit

13:05 14/08/2022

Stano: Ndalni retorikat, ndryshe do të mbani përgjegjësi

Përpara takimit të 18 Gushtit, Bashkimi Europian i bën thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të që të ndalin menjëherë retorikat nxitëse. Duke i cilësuar si mjaft shqetësuese deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkan, zëdhënësi i KE-së, Peter Stano kërkon nga udhëheqësit e të dyja shteteve vetëpërmbajtje.

“Politikanë të lartë të dyja palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunë në rajon. Të dyja palët duhet t’i ndalin menjëherë armiqësitë e ndërsjella dhe deklaratat e rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi.”

Për Bashkimin Europian të gjitha çështjet e hapura do të adresohen nëpërmjet dialogut të ndihmuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, duke kujtuar kështu dhe pritshmëritë për takimin ndërmjet Vuçiç dhe Kurtit në prani të  Zv.presidentit të KE, Peter Borrel.

“Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve në kontekstin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja, kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, ndërsa marrëveshjet e kaluara pritet të respektohen dhe plotësisht të implementohen, e veprimet e deklaratat që nuk janë në përputhje me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit nuk kanë vend.”

Në intervistat e kohëve të fundit për mediat ndërkombëtare, Kryeministri Albin Kurti nuk e ka përjashtuar rrezikun e një lufte me Serbinë, duke akuzuar se pas tyre qëndron Rusia.

Ai u referua dhe trazirave që ndodhën më 31 Korrik ku serbët ngriten barrikadat dhe bllokuan kufirin si kundërshtim ndaj vendimit për reciprocitetin për targat dhe dokumenteve mes dy shteteve.

Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Vuçiç replikoi duk se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likujdimi i popullit serb.

Tv Klan













Të ngjashme