Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha: Nuk do të hapim asnjë korridor

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë emigrantësh nga Afganistani.

BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose emigracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, shkroi Jansha në një postim në  Twitter.

Skenat e dëshpëruara të njerëzve të kapur pas avionëve që ngrihen nga aeroporti i Kabulit kanë thelluar vetëm ankthin e Evropës mbi një krizë të mundshme nga flukset emigratore.

Aleatët e SHBA dhe NATO po përpiqen të evakuojnë mijëra afganë, të cilët kanë frikë se do të ndëshkohen nga talebanët për bashkëpunimin me forcat perëndimore. Por afganët e tjerë nuk ka gjasa të kenë të njëjtin mirëseardhje.

Kryeministri slloven paralajmëroi masa të fuqizimit të kontrolleve kufitare ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm ata  individë të cilët kanë  ndihmuar në  misionin e NATO -s në Afganistan. Kjo linjë e Bashkimit Evropian është e ndryshme me atë të  shefes  së  Komisionit të BE -së, Ursula von der Leyen e cila më herët ka deklaruar se është një ” detyrë morale “për të ndihmuar ata që ikin nga talebanët.

Disa vende të BE-së po bëjnë thirrje që afganëvë t’u garantohet siguria e plotë  në vendet fqinje me Afganistanin  para se BE-ja të konsiderojnë marrjen e qytetarëve afganë .

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila largohet nga pozita pas zgjedhjeve federale të 26 Shtatorit ka paralajmëruar  se nuk duhet të ketë “përsëritje” të krizës së emigrimit si ajo e vitit 2015 ku  Gjermania pranoi  më shumë sirianë se çdo komb tjetër perëndimor.

Klan News