Bashkimi Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE, një nismë prej 7.2 milionë Eurosh e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare për avancimin e negociatave të anëtarësimit.
Ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato rikonfirmoi angazhimin e fortë të Brukselit për integrimin e Shqipërisë.
Sipas tij BE është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar.
“Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për ta ndihmuar Shqipërinë jo vetëm për finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe për përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”, shprehet Gonzato.
Tv Klan