Stano: Marrëveshja për targat s’është fundi, por fillimi i punës

Duke iu referuar deklaratë së Presidentit Vuçiç, sipas të cilit, serbët do të rikthehen në institucionet e Kosovës, vetëm pasi të themelohet bashkesia e komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se marrëveshja e arritur nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës për marrëveshjen finale.

“Synimi është të arrihet sa më shpejt normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja ka pasur kërkesë bazë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione.

“Gjithashtu ne kërkojmë që të respektohen gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, duke përfshirë themelimin e bashkësise së komunave me shumicë serbe”.

Stano konfirmoi faktin se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme Josep Borrell, do të ftojë së shpejti dy liderët Kurti e Vuçiç sërish në Bruksel, që të vijojnë punën për normalizim të marrëdhënieve.

“Sigurisht puna vazhdon. Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës. Ne shpresojmë të mënjanojmë këtë gjendje të kalimit të vazhdueshëm në kriza dhe të hyjmë në një fazë tjetër, ku të merremi me çështje më të qëndrueshme”.

Sipas Stano i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak, po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshjeje.

Klan News