BE kërcënon me sanksione Turqinë



BE kërcënon me sanksione Turqinë

18:21 04/12/2020

Michel: Loja  e “maces me miun” duhet të marrë fund

Bashkimi Evropian mund të vendosë brenda pak ditësh, sanksione ndaj Turqisë. Këtë e la të kuptohet kreu i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili paralajmëroi se në samitin e 10 Dhjetorit, krerët e shteteve evropiane do të diskutojnë paketën e sanksioneve.

Vlerësimi për përparimin e bërë për kërkesat e Tetorit nuk është pozitiv. Loja e “maces me miun” duhet të marrë fund. Javën tjetër do të mblidhemi me krerët e 27 shteteve anëtare për të diskutuar hapat e radhës”.

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Turqisë të hedhë të gjitha hapat e nevojshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për ujërat e diskutueshme territoriale me Greqinë, që rrezikojnë të përfshijnë dy anëtarët e NATO-s në një konflikt të armatosur të paprecedentë.

Si kusht për nisjen e dialogut, Greqia ka kërkuar tërheqjen e anijes turke Oruç Reis, sondës që kërkon për naftë dhe gaz në Mesdheun Lindor. Kjo sondë u tërhoq për herë të dytë të Enjten drejt portit të Antalias, një lëvizje që shihet si sinjal për çtensionimin e situatës. 

Tv Klan







Të ngjashme