Kalingradi, i cili mbështetet në hekurudhat dhe rrugët përmes Lituanisë për shumicën e mallrave janë ndërprerë që nga 17 Qershori nën sanksionet e vendosura nga Brukseli.

Zyrtarët evropianë janë në bisedime për përjashtimin e territorit nga sanksionet, të cilat kanë goditur mallrat industriale si çeliku, duke hapur rrugën për një marrëveshje në fillim të korrikut. Reuters raporton se mosmarrëveshja për izolimin e enklavës ruse po teston vendosmërinë e Evropës për të zbatuar sanksionet e vendosura pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, duke nxitur frikën e një përshkallëzimi pasi kufizimet e tjera e shtynë Rusinë të mos paguajë borxhin e saj.

Ndërsa fuqitë perëndimore janë zotuar të qëndrojnë në mbrojtje të Ukrainës, duke përsëritur vendosmërinë e tyre në samitet e G7 dhe NATO-s këtë javë, po rezulton e vështirë për Evropën të qëndrojë pranë sanksioneve të rrepta dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm me Rusinë.

Nëse rruga tradicionale për mallrat ruse në Kaliningrad, fillimisht përmes aleatit të saj Bjellorusi dhe më pas Lituanisë, nuk rikthehet, shteti baltik ka frikë se Moska mund të përdorë forcën ushtarake për të hapur një korridor tokësor përmes territorit të tij.

Agjencia Reuters duke cituar disa zyrtarë europianë të cilët kanë zgjedhur mos të identifikohen kanë bërë të ditur se ekonomia më e madhe e Evropës është gjithashtu shumë e varur nga importet e gazit rus dhe do të ishte e ndjeshme ndaj çdo reduktimi të flukseve nëse mosmarrëveshja e Kaliningradit përshkallëzohej.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha këtë javë se frenimi i dërgesës së mallrave në Kaliningrad ishte pjesë e një lufte perëndimore dhe se Rusia kishte mënyra të shumta për t’u hakmarrë.

Klan News