Johansson në Tiranë: Partitë të marrin përgjegjësitë për kandidatët

Pas takimit në selinë e qeverisë me kryeministrin Rama, komisionerja evropiane për migrimin Ylva Johannson u kërkoi nga Tirana partive politike që të japin siguri se nuk do të kandidojnë për deputetë individ me të shkuar kriminale.

Shqipëria është përpara zgjedhjeve parlamentare ndaj të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësi mbi vete për të na siguruar se do të zbatojnë standarte të larta integriteti për kandidatët për deputetë që do të përfshijnë në listat e tyre elektorale. Ne duhet të punojmë së bashku që të bindim shtetet anëtare të BE-së, të krijojmë besim për punën që po bëhet në fushën e sigurisë dhe shtetit ligjor,” tha Johansson.

Johannson tha se pavarësisht nga vlerësimi pozitiv i komisionit evropian për hapjen e negociatave dhe konstatimi në muajin Dhjetor se të gjitha kushtet e vendosura për Shqipërinë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare per negociatat ishin plotesuar. Për të konfirmuar këtë, duhet edhe vendimarrja nga shtetet anëtare në Këshillin Evropian.

“Ne duhet të punojmë ngushtë për të luftuar krimin e organizuar, që të ndalet financimi i terrorizmit, të menaxhohet migrimi. Na duhet bashkëpunim më i mirë policor dhe mbrojtje më e mire e kufijve të jashtëm. Ne kufirin shqiptar me Greqinë kemi vendosur 60 forca të Frontex. E vlerësojmë ligjin e ri për azilin dhe refomën në drejtesi. Ka shume fusha ku Shqipëria duhet të përmirësojë rezultatet. Mbetet problemi i aplikimeve të pabazuara për azil nga shtetasit shqiptar në disa shtete anëtare të BE-së që përbën edhe shqetësim për kryeministrin tuaj. Duhen reforma të tjera në fushën e sigurisë.”

Klan News