Shqetësimet janë ngritur pasi qeveria e Orban po minon demokracinë dhe po rrit gjithnjë e më shumë shkallën e korrupsionit

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian rekomandoi pezullimin e rreth 7.5 miliardë eurove në fondet për Hungarinë për shkak të korrupsionit. Ky eshte rasti i pare në unionin 27 vendesh qe zbatohet një sanksion i ri që synon të mbrojë më mirë sundimin e ligjit.

BE-ja prezantoi sanksionin e ri financiar dy vjet më parë pikërisht në përgjigje të asaj që thotë se përbën minimin e demokracisë në Poloni dhe Hungari, ku kryeministri Viktor Orban nënshtroi gjykatat, mediat, si dhe kufizoi të drejtat e emigrantëve , homoseksualëve dhe grave në më shumë se një dekade në pushtet.

“Bëhet fjalë për shkelje të sundimit të ligjit që komprometojnë përdorimin dhe menaxhimin e fondeve të BE-së. Ne nuk mund të konkludojmë se buxheti i BE-së është i mbrojtur mjaftueshëm”, tha Komisioneri i Buxhetit të BE-së Johannes Hahn.

Ai theksoi parregullsitë sistemike në ligjet e prokurimit publik të Hungarisë, masat mbrojtëse të pamjaftueshme kundër konfliktit të interesit, dobësitë në ndjekjen penale efektive dhe mangësitë në masat e tjera kundër ryshfetit.

Hahn tha se Komisioni po rekomandonte pezullimin e rreth një të tretës së fondeve të parashikuara për Hungarinë nga buxheti i përbashkët i bllokut për 2021-2027 me një vlerë totale prej 1.1 trilion euro.

7.5 miliardë euro në fjalë përbëjnë 5% të PBB-së së vlerësuar të vendit për vitin 2022. Vendet e BE-së tani kanë deri në tre muaj për të vendosur mbi propozimin. Reuters raporton se premtimi i fundit i Hungarisë për të adresuar kritikat e BE-së ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhet ende të përkthehet në ligje të reja dhe veprime praktike përpara se blloku të sigurohet.

Qeveria e Orban propozoi krijimin e një agjencie të re kundër korrupsionit në javët e fundit pasi Budapesti u vu nën presion për të siguruar para për ekonominë, monedhën me performancën më të keqe. Orban, mohon se Hungaria është më i korruptuar se të tjerët në BE.

Reuters dokumentoi në vitin 2018 se  Orban po i përdor fondet e zhvillimit të BE-së për miqtë dhe familjen e tij, një praktikë që organizatat e të drejtave të njeriut thonë se e ka pasuruar jashtëzakonisht shumë rrethin e tij të brendshëm.

Klan News