Bashkimi Europian i bëri thirrje Kosovës të krijojë sa më shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por presidenti ende nuk ka vendosur datën e për seancën themeluese të kuvendit të dalë nga këto zgjedhje. E paqartë mbetet edhe dita e takimit të krerëve të LVV-së e LDK-së për formimin e koalicionit qeverisës.

Derisa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon regjistrimi i deputetëve të rinj, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka kërkuar që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas saj, Kosova ka nevojë për një qeveri dhe Kuvend funksional.

Edhe BE-ja është e interesuar të shoh formimin e shpejt të institucioneve sepse kemi nevojë të kemi një partner për procesin e reformave. Mos të harrojmë se edhe është koha që buxheti të miratohet, por edhe shumë projekte të tjera që janë në proçes e sipër. Tashmë kanë kaluar 13 ditë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, por presidenti Hashim Thaci ende nuk e ka thirrur seancën konstituive. I pyetur nga TV Klan, Thaci nuk dha përgjigje konkrete se kur do të thërras seancën konstituive.

Në kohë të rregullt dhe kushtetuese. Në bazë të kushtetutës, ai ka afat 30 ditë për të thirrurr seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë brenda javës pritet edhe takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për të biseduar rreth arritjes së një marrëveshjeje, për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.

Ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë kanë shfaqur shpresën, se kjo javë do të jetë vendimtare për arritjen e një koalicioni LVV-LDK.

Tv Klan