Borrell: Jam duke punuar për një takim urgjent Kurti-Vuçiç

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka deklaruar se ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës duke ju propozuar atyre një takim urgjent.

Borrell ka thënë se pret “nga autoritetet e Kosovës që të ndalin menjëherë operacionet policore përreth ndërtesave te komunave në veri dhe po ashtu që edhe protestuesit e dhunshëm të tërhiqen nga zona rreth ndërtesave komunale.

Borrell u ndal në situatën e tensionuar në veri të Kosovës në një konferencë për shtyp që e mbajti pas takimit me Presidentin e Malin të Zi Jokov Milatoviç.

Klan News