Ambasadorët e BE-së bien dakord për çmimet tavan për importet

Vendet e Bashkimit Europian përcaktojnë çmime strikte për karburantet që importohen nga Rusia, si ndëshkim për sulmin në Ukrainë. Nafta e përpunuar dhe benzina që hyjnë në kategorinë e karburanteve të cilësisë së lartë, nuk do të blihen më me një çmim më të lartë se 100 Dollarë për fuçi nga ky vend. Ndërsa vajrat nënprodukte të naftës së papërpunuar nuk do të blihen më nga europianët më shumë se me 45 Dollarë për fuçi.

Çmimet tavan u vendosën në mbledhjen e të Premtes, së ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët thanë se përmes tyre sunohet të reduktohen ndjeshëm përfitimet e Rusisë nga eksporti i karburanteve. Një tjetër synim është reduktimi i fondeve në dispozicion, me të cilat Moska financon luftën në Ukrainë.

Çmimet e reja të importit hyjnë në fuqi nga e Diela. Moska tashmë është e detyruar që nëse do të shesë naftë dhe nënprodukte të saj në vendet e unionit, të pranojë këto çmime. Por Kremlini ka paralajmëruar se do të ndalë furnizimin e tregut europian me produktet e saj nëse aplikohen çmime tavan. Në fillim të dhjetorit BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 Dollarë. Sipas një vlerësimi të Komisionit Europian, nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë.

Tv Klan