Zgjedhjet në 4 komunat, vetëm 2 serbë kandidojnë

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Lista Serbe në Kosovë, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe që do të mbahen më 23 Prill.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë shpallur fillimisht për 18 Dhjetor 2022, por, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, janë shtyrë për në Prill.

Për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, 2 prej të cilëve serbë, të cilët janë certifikuar sërish të hënën.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës”, thotë zëdhënësi i KQZ në Kosovë.

Por çfarë ndodh nëse këto komuna të banuara me shumicë serbe, në dy prej të cilave nuk ka asnjë kandidat serb, fitojnë shqiptarët.

“Nuk mendoj se do të mund të kishte jetëgjatësi. Nuk do të kishte fuqi politike, pushtet politik real”.

Ai pret zgjidhje politike për këtë çështje.

“Duhet të ketë kompromise edhe nga Kryeministri Kurti, edhe nga Presidenti Vuçiç në mënyrë që të arrihet ndonjë modalitet”.

Keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje ditë më parë e kanë shprehur dhe vendet e grupit QUINT-it.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Ohër pati thënë se zgjedhjet në veri mund të shtyhen për në Qershor.

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetar dhe asamblist pas largimit të serbeve nga institucionet në veri. Kushti i fundit i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje ishte tërheqja e njësisë speciale nga Veriu dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tv Klan