Bashkimi Europian kërkon që marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen në tërësi  jo të korigjohen.

Këtë deklaratë e ka thënë zëdhënësja e shefes për Politika të Jashtme të BE-së, Maja Kocijançiç.

“Çdo sugjerim se marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit do të korrigjohen është jashtë realitetit”,

raporton Klan Kosova.

Këto komente të saj erdhën pas deklaratës së  drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç se Serbia do ta konsideronte ndërrimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, në mënyrë të njëanshme, si tërësisht të papranueshme.

Gjuriçi kishte reaguar pas një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini rreth Asociacionit të Komunave Serbe  e cila kishte thënë se AKS nuk do të jetë një strukturë paralele qeveritare, e as që do ta vë në mëdyshje integritetin territorial të Kosovës./tvklan.al