Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka deklaruar se vaksinimi i qytetarëve të vendeve të unionit do të bëhet këtë muaj

Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm doza vaksinash koronavirus në vendet anëtare për të arritur objektivin për të vaksinuar plotësisht të paktën 70% të të rriturve në bllok.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nëpërmjet një postimi në Twitter.

Bashkimi Evropian e mbajti fjalën e tij. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë mjaft vaksina në vendet anëtare për të qenë në gjendje të vaksinojnë plotësisht të paktën 70% të të rriturve të BE këtë muaj. Por COVID-19 nuk është mundur ende. Ne jemi të përgatitur të shpërndajmë më shumë vaksina, duke përfshirë edhe ato për variantet të reja”.

BE ka një qëllim afatgjatë të ketë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë popullsinë e saj deri në fund të Shtatorit. Në muajin Maj Von der Leyen, u shpreh se BE ishte në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e saj për të vaksinuar 70% të të rriturve deri në Verë dhe u kërkoi vendeve të BE të rrisin vaksinimet, duke theksuar se rreth 500 milion doza do të shpërndahen në të gjithë unionin.

BE, e cila po koordinon blerjen e vaksinave për vendet e saj anëtare, është mbështetur kryesisht në dozat e zhvilluara nga Pfizer, por po blen gjithashtu edhe një numër vaksinash të tjera. Komisioni tha javën e kaluar se vendet e BE kishin porositur gati 40 milionë doza shtesë të vaksinës të prodhuar nga Johnson & Johnson.

Komisioni paralajmëroi më parë se priste që varianti Delta i koronavirusit të bëhet dominues në Evropë këtë verë. Studimet e fundit kanë treguar se ky variant zvogëlon efektivitetin e vaksinave kundër infeksionit simptomatik, por dy doza të vaksinave COVID-19 janë shumë të efektshme në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve. 

Klan News