Lame: Veç 50 milionë dokumenteve do të bëhet dhe rreth 90 mijë planesh hartografike

Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë vizituan Qendrën e Kadastrës Dixhitale në Agjencinë e Kadastrës, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Artan Lame. Bashkimi Europian do të mbështesë financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme.

“Ky investim është një hap i madh, sepse sjell siguri të titujve të pronësisë për çdo qytetarë. BE do mbështesë Shqipërinë nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA”, tha Hubert Perr, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së.

Ndërsa kreu i Kadastrës foli për projektin e qeverisë dhe financimin e BE në shifra.

“Dixhitalizimi i hartave historike dhe të punës  së Kadastrës shqiptare. Nëpërmjet projektit të qeverisë shqiptare jemi duke bërë dixhitalizimin e arkivit historik. Në bashkëpunim me BE-në do të bëjmë dixhitalizimin e hartave për të mbyllur përfundimisht epokën e copave të letrave në Shqipëri”.

Sipas kreut të Kadastrës përfundimi i këtyre dy projekteve do të pajisë Shqipërinë me një Bankë Pronash të dixhitalizuar dhe të sigurta.

Klan News