Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatës në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal. Aktivitetet do të përfshijnë, ndër të tjera, zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh se, “me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion euro për të mbështetur aksesin në vaksinat për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat.”

Klan News