Liderët e Bashkimit Europian mblidhen këtë të enjte në Bruksel në një Samit dyditor, ku çështja kryesore në tryezë do të jetë Brexit. Siç paralajmëroi më herët, kryeministrja do t’i kërkojë Brukselit një shtyrje të daljes nga BE për në 30 Qershor të këtij viti.

Përballë rezistencës së fortë të parlamentit britanik për të ratifikuar marrëveshjen aktuale, BE duket se do të pranojë ofertën e May. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, pohoi se një shtyrje lehtë Brexit është e mundshme, por jo pa kushte.

Afati për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga Unioni skadon për 8 ditë, por palët mbeten ende larg një marrëveshjeje.

Tv Klan