Pas shumë vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar reformën e madhe për rregullat e emigrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian. Pakti i BE-së për Emigrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015, por u miratua vetëm ditën e sotme dhe do të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.

Pakti parashikon përshpejtimin e procesit të azilit dhe mundëson kthimin më të shpejtë të emigrantëve nëpër vendet e tyre të origjinës. Ky dokument i kërkon gjithashtu vendeve anëtare të BE-së që të ndajnë përgjegjësitë për azilkërkuesit.

Pakti për emigrimin u përkrah prej grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Europiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Tv Klan