Stano: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për t’u përballur me akuzat për krime lufte.

Zëdhënësi i komisionit të jashtëm, Peter Stano, nëpërmjet një mesazhi tha, se BE mbështet fuqimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si dhe e mirëpret faktin që presidenti i Kosovës ka vendosur të bashkëpunojë me to.

Edhe Ministria e Jashtme gjermane vlerësoi pozitivisht gatishmërinë që treguan të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

Tv Klan