Pritet një vit i vështirë për Francën dhe Evropën

Politikani më i fuqishëm i Evropës në epokën pas Merkelit, ka një vit 2022 të vështirë në vendimmarrje pasi ai kërkon që të rizgjidhet President në muajin Prill dhe më pas të nxisë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe të zbusë kontradiktat me Hungarinë dhe Poloninë në krye të presidencës së radhës 6-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ky organ që do të kryesohet nga Emmanuel Macron ka si mision kryesor të koordinojë politikat evropiane dhe të votojë për buxhetin. Në fillim të Dhjetorit, ai hartoi triptikun mbi të cilin do të bazohet qeverisja e Evropës deri në Qershor 2022: “Rilançim, pushtet, anëtarësim”. Kreu i shtetit francez paralajmëroi se “historia po kthehet” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ndonjëherë është tragjike”.

Duke shpjeguar programin e presidencës franceze të BE-së, Macron vuri në dukje se BE-ja “ka një përgjegjësi shumë të veçantë” ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se duhet të angazhohet dhe të investojë më fort, në mënyrë që të inkurajojë integrimin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve. Macron ka marrë përsipër që të organizojë në muajin Qershor një samit të veçantë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Presidenti francez ka bërë të ditur se “duhet të ketë një luftë kundër ndërhyrjes dhe manipulimit në atë rajon, gjë për të cilën po përpiqen forcat rajonale që synojnë të destabilizojnë Evropën përmes Ballkanit”, që është qëndrimi i Uashingtonit.

Pritet të shihet se cila do të jetë politika e qeverisë së re gjermane, e cila ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Ballkanin. Burime të BE-së besojnë se presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pret zgjedhjet në prill, do të bëjë diçka më shumë për të kapërcyer “tensionet e reja”

Emmanuel Macron ka deklaruar se ai dëshiron në veçanti që të përdorë këtë presidencë për ta bërë Evropën më sovrane, veçanërisht me reformën e marrëveshjes së Shengenit. Nder synimet e tjera ne politiken e jashtme janë krijimi i një marrëdhënieje të re me Afrikën dhe Ballkani Perëndimor.

Macron ka udhëtuar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore duke u përpjekur të lehtësojë kontradiktat e mprehta midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Mes ndalesës së parë të Macron në Budapest në një vizitë për të marrë kryeministrin jopopullor hungarez Viktor Orbán, Macron madje mori pjesë në një samit të katër vendeve të Vishegradit – Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia – për të reduktuar vështirësitë nga vendet e Europës Qendrore Lindore gjatë presidencës franceze.

Zbutja e Francës dhe Gjermanisë erdhi pas konflikteve të papajtueshme midis BE-së dhe vendeve të EQL-së si Polonia dhe Hungaria për çështje kritike, si kriza e sundimit të ligjit, financat, siguria, refugjatët dhe energjia. BE-ja nuk e ka hequr ende pezullimin e disbursimit të fondeve të BE-së për Poloninë dhe Hungarinë.

Klan News