Brukseli nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, 1.2 miliardë Euro të tjera për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të BE-së ndryshe nga SHBA-të deklaruan në mbledhjen e zhvilluar në Bruksel se ata nuk ka plane që të evakuojnë familjet e stafit diplomatik nga Ukraina për sa kohë që vijojnë bisedimet me Rusinë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u shpjegoi homologëve evropiane në një lidhje online arsyet për vendimin e tërheqjes nga Kievi.

Sipas Blinken ky vendim është marrë për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Ukrainën. Edhe në këtë mbledhje sanksionet evropiane ndaj Moskës mbeten vetëm kërcenim. Ukrainës iu premtuan 12 miliardë Euro të tjera në vijim që i shtohen shumes prej 17 miliardë Eurosh grante dhe kredi të dhëna nga viti 2014.

Ministrat e Jashtëm evropiane u mjaftuan me përsëritjen e paralajmërimit se çdo agresion ushtarak nga Rusia mbi Ukrainën do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda. Vetëm Danimarka dhe shtetet baltike u angazhuan qe të vendosnin sanksione ekonomike të papara ndaj Rusisë ndërsa Gjermania u tregua e përmbajtur.

Një pjesë e ministrave kryesisht nga shtetet ish-komuniste të Evropës Qendrore si Hungaria kërkuan që furnizimet me gaz natyror nga Rusia të mos u nënshtrohen sanksioneve të pritshme të BE-së.

Ata deklaruan se për sanksionet te gjera ekonomike dhe financiare të Bashkimit Evropian do te punohet intensivisht në rast të një pushtimi rus të Ukrainës. Nuk u përjashtua përjashtimi i Rusisë nga sistemi i pagesave bankare SWIFT. Rusia dëshiron që NATO të tërheqë premtimin e saj se Ukraina një ditë mund t’i bashkohet aleancës veri atlantike si dhe të tërheqë trupat dhe armatimet nga vendet ish-komuniste në Evropën Lindore që iu bashkuan pas Luftës së Ftohtë.

Klan News